Putini shprehet hapur në mbështetje të Iranit

Ndërsa bisedimet kanë ngecur në vend, sepse SHBA-ja dhe Irani kanë mosmarrëveshje për çështje thelbësore dhe nuk kanë gjetur as ndonjë zgjidhje për çështjen kyçe të hapjes së Ngushticës së Hormuzit, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghtshi u takua në Shën Petersburg me presidentin rus Vladimir Putin.

Rusia dhe Irani bashkëpunojnë ngushtë në disa fusha, por nga Moska nuk ka një mbështetje të hapur ushtarake  për iranianët. Sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax presidenti rus Putin tha se javën e kaluar kishte marrë një mesazh nga udhëheqësi suprem Modshtaba Khamenei dhe mund të konfirmonte se Rusiadhe Irani do të vazhdojnë partneritetin e tyre strategjik.

Putini vlerëson luftën e Iranit për sovranitet

Abbas Araghtshi tha, sipas përkthimit në deklaratës në rusisht, se marrëdhëniet mes Teheranit dhe Moskës janë në nivelin më të lartë dhe do të forcohen më tej. Ai falënderoi Rusinë për mbështetjen.

Nga ana e tij, Vladimir Putini shprehu shpresën për paqe të shpejtë në rajon. “Ne shohim se si populli iranian lufton me guxim dhe heroizëm për pavarësinë e tij, për sovranitetin e tij,” tha Putini. “Nga ana jonë, do të bëjmë gjithçka që është në interesin e tyre dhe në interes të të gjithë popujve të rajonit, që paqja të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur.”