Putini rrit ndikimin në Armeni dhe Azerbajxhan, dërgon përfaqësues të lartë për inspektim

Brenda një dite, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, bashkë me një delegacion të lartë, udhëtoi në dy vendet që u zhvillua konflikti i armatosur, në Armeni dhe Azerbajxhan.

Në bisedimet që u zhvilluan, rusët diskutuan për dërgimin e më shumë trupave se sa që ishin rënë dakord në zonën e luftës së Nagorno-Karabakh.

Më 21 nëntor, delegacioni i Qeverisë Ruse, i përbërë nga Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Jashtme, si dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë mbërritën në kryeqytetin e Armenisë.

Për të diskutuar situatën në Karabak dhe zbatimin e një marrëveshje për armëpushimin.

Por, ajo që tha Kryeministri i Armenisë, Nikoll Pashinyan, ndërsa ishte në bisedime me përfaqësuesit e Rusisë lë të kuptohet se zyrtari armen ka pranuar faktin e bërjes më të varur nga Rusia sesa para luftës.

Takimi erdhi një ditë pasi kryeministri i Armenisë shkarkoi Ministrin e Mbrojtjes, Davit Tonoyan, i cili ishte në detyrë që nga maji i 2018.

Lavrov, pasi bisedoi me ish-aleatin e tij në Armeni, delegacioni rus fluturoi për në Azerbajxhan, një vend armiqësor ndaj Armenisë. Atmosfera gjatë bisedimeve në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, ishte shumë më e mirë se në kryeqytetin armen, Jerevan.

Nuk është për t’u habitur pasi me qëndrimin e Moskës, Azerbajxhani mund të pretendojë një pjesë të madhe të tokave të diskutueshme ndërsa një armëpushim i ndërmjetësuar nga Rusia solli kushte shumë të favorshme për Bakun.

Po ashtu, në takimin me delegacionit, Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, theksoi se e vlerëson angazhimin personal të presidentit rus, Vladimir Putin, për arritjen e një marrëveshje. Ndërsa, Lavror, nga ana e tij, vlerësoi qëndrimin e Azerbajxhanit.

Delegacioni i Qeverisë Ruse përfshinte Aleksandër Novak, zëvendëskryeministër dhe ish-ministër i energjisë, tani i ngarkuar me të gjithë sektorin.

Prania e tij ka të bëjë me nevojat e furnizimit me energji të Karabakut, por edhe çështjen e naftës bruto dhe gazit në Azerbajxhan, ndërsa vendi i pasur me energji po dërgon gjithnjë e më shumë mallra hidrokarbure në Turqi dhe Evropë.