Putini nuk e ka dekoruarar Aleksander Vuçiqin

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, nuk ka pranuar ndonjë dekoratë nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Kështu shkruan gazeta serbe ‘raskirkavanje’, e cila thotë se kabineti i presidentit Putin, ka mohuar t’i jetë dhënë urdhri “Alexander Nevski”, presidentit të Serbisë, transmeton Gazeta Express.

Siç kishte shkruar gazeta ‘Novosti’, njeriut të fundit të cilit i ishte ndarë ky urdhër kishte qenë Nikolla Pashiq.

“Në këto momente nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me dekorimin e Vuçiqit”, thuhet nga zyra për mediat e kabinetit të Putinit.

Se nje medjale e tillë presidenciale nuk i është dhënë e ka konfirmuar edhe vetë Vuçiqi.

“Do të ishte një nder i madh për mua dhe familjen time”, ka thënë Vuçiq teksa ka folur për mundësinë e marrjes së një medalje të tillë.