Putini nis gjuetinë ndaj policëve që simpatizojnë opozitarin Navalny, i ndëshkon me largim nga puna

Oficerët e policisë që simpatizojnë opozitarin rus Alexei Navalny detyrohen të largohen nga Ministria e Punëve të Brendshme nën presionin e eprorëve të tyre. Spastrimet e personelit në pothuajse të gjitha rajonet ruse kanë vazhduar për muajin e katërt, zbuluan mediat ruse. Rastet e para të tilla ndodhën në fund të nëntorit 2021.

Sipas një ish-oficeri të policisë së qarkut 32-vjeçar nga rajoni Voronezh, emri i të cilit nuk u bë i ditur, mori një telefonatë nga departamenti i personelit dhe iu tha se gjenerali kërkoi shkarkimin e tij të menjëhershëm pa shpjegim.

Burrit iu tha se duhej të shkruante një deklaratë se punën e lë me vullnetin e tij të lirë. Atë ditë, gjashtë persona të tjerë u larguan me të nga policia e Voronezh.

Një hetuese nuk pranoi të shkruante një deklaratë të tillë dhe të nesërmen një komision nga departamenti i policisë bashkë me hetuesit e FSB-së e arrestuan. Brenda pak muajsh, qindra njerëz humbën punën e tyre në rajone të ndryshme.

Atyre gjithashtu nuk iu tha se për çfarë saktësisht ishin fajtorë. Njërit prej bashkëbiseduesve të botimit i është thënë se ka kryer një akt të caktuar, duke “diskredituar Ministrinë e Punëve të Brendshme”. Vetëm më vonë u bë e ditur se arsyeja e shkarkimit ishin pikëpamjet politike të policisë, pëlqimet nën postimet e Navalny dhe diskutimi i hetimeve kundër korrupsionit.

“E dini, njerëz të tillë punojnë këtu… Ata qarkullojnë të dehur, marrin ryshfet, përdorin drogë dhe askush nuk i prek. Dhe për shkak të abonimit tim [për Navalny], ata më dëbuan brenda një ore”, tha ish-oficeri i policisë së qarkut, emër i njohur për redaksinë, por që nuk ka guxuar të flas me emër. Listat e punonjësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme u përpilua nga FSB në bazë të dhënave me adresat e emailit të pjesëmarrësve në projektin Smart Voting. Në qershor 2021, ai u hakerua dhe u publikua në internet. Putini është duke shtypur të gjithë ata që i dalin kundër, duke nisur nga mediat, shoqëria civile dhe opozita. Së fundi një ligj në Rusi ka hyrë në fuqi, që parasheh burgim deri 15 vjet për ata që kundërshtojnë luftën e nisur në Ukrainë.