Putini ia jep Vuçiqit çmimin më të lartë rus

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka nënshkruar dekretin për ndarjen e çmimit “Aleksandar Nevski” për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Këtë e ka bërë të ditur Kremlini zyrtar.

“Aleksandar Vuçiqit i jepet çmimi për kontributin personal në bashkëpunimin multilateral me Federatën Ruse”, thuhet në njoftimin e Kremlinit, transmeton Ballkani.info.

Sipas mediave serbe, ky është çmimi më i rëndësishëm, i cili pas gati 100 vjetësh i jepet një serbi.

Çmimin “Aleksandar Nevski” më herët e kanë marrë edhe Milan Obrenoviq, Aleksandar Karagjorgjeviq dhe i fundit, Nikola Pashiq.

Vuçiq do ta pres Putinin në Beograd më 17 janar. /Ballkani.info/