Presidenti autoritar i Rusisë, Vladimir Putin, ka shkarkuar pesë gjeneralë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Mediumi rus RBC shkruan për këtë duke iu referuar një ekstrakti nga dekreti përkatës. Bëhet fjalë për tre drejtues të zyrave qendrore rajonale dhe dy drejtues të strukturave të aparatit qendror të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Të liruar nga postet e tyre:

Shefi i Ministrisë së Punëve të Brendshme për Rajonin e Vladimir, Gjeneral Major Vasily Kukushkin Zëvendës Shefi i Drejtorisë kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme për Territorin Altai, Gjeneral Major Alexander Laas Shefi i Ministrisë së Punëve të Brendshme për Rajonin Yaroslavl, gjeneralmajor Andrey Lipilin Shefi i Drejtorisë Operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Federatës Ruse, gjeneralmajor Alexander Udovenko Zëvendës Shefi i Departamentit për Logjistikën dhe Mbështetjen Mjekësore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Federatës Ruse Gjeneral Major Yuri Instrankin U shkarkua edhe nënkryetari i parë i qendrës mjeko-ligjore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Federatës Ruse, kolonel Emil Musin. Vetë dekreti nuk është publikuar në portalin zyrtar të informacionit ligjor në internet. Kremlini konfirmoi shkarkimin. Sekretari i shtypit i Presidentit të Rusisë Dmitry Peskov u arsyetua se ky është një rotacion Burime të mediumit rus RBC thonë se dy gjeneralë – Kukushkin dhe Laas, kishin mos pajtime me nisjen e luftës në Ukrainë. Putini ka pësuar humbje të mëdha ushtarake në Ukrainë, gjë që nuk është pritur dhe ka qenë befasi për Kremlinin rezistenca e madhe e ukrainasve. Deri më tani, sipas inteligjencës britanike, Rusia në Ukrainë ka humbur afër 30 mijë ushtarë e shumë pajisje të blinduara. Ndërsa kjo javë nisi me debatin që SHBA do ta furnizojë Ukrainën me raketa që kanë rreze të gjatë veprimi deri në 300 kilometra dhe kanë saktësi milimetrike, për t’i goditur forcat ruse që kanë pushtuar disa pjesë të Ukrainës.