Më shumë se tre mijë rusë janë arrestuar në qytete të ndryshme të Rusisë, për për shkak të protestave kundër pushtimit të Ukrainës.
OVD-Info, një organizatë ruse që monitoron protestat, ka konfirmuar se mijëra persona janë arrestuar që nga e mërkura për shkak të protestave, përcjell Demokracia.com.
Personat e arrestuar mund të kenë problem me ligjin, për shkak se Qeveria Ruse deklaroi të enjten që “protestat janë ilegale”.
“Ligji parashikon dënime të ashpra për organizimin e trazirave masive, si dhe për rezistencën ndaj oficerëve të zbatimit të ligjit. Sipas Kodit Penal të Federatës Ruse, personat që kryejnë veprime të tilla të paligjshme mund të përballen me burgim”, shkroi Komiteti Hetues i Rusisë.
Protestat kanë shpërthyer në qytete në mbarë botën duke kundërshtuar pushtimin, i cili është dënuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar dhe ka bërë që SHBA-ja dhe aleatët e saj të vendosin raunde të shumta sanksionesh kundër Rusisë, përcjell Demokracia.com.
Deri më tani, Rusia ka pësuar shumë humbje në personelin ushtarak si pasojë e rezistencës së fuqishme ukrainase.
Në Ukrainë, sipas shifrave zyrtare, rreth 200 persona kanë humbur jetën që nga e mërkura, kur filloi pushtimi.







