Me 10 dhjetor, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Putin kishte organizuar një takim me anëtarë të Këshillit të Drejtave të Njeriut, për të diskutuar për të drejtat e njeriut, me qëllim që të paraqes Rusinë si një shtet që respekton të drejtat e njeriut.

Edhe pse takimi ishte i përgatitur paraprakisht, Putin ra në pozitë “të palakshmueshme”, kur u pyet për arrestimin e gazetarit Ivan Safronov dhe vetëvrasjen e gazetares Irina Slavina.

Ivan Safronov                       

Në rastin e arrestimit të gazetarit Ivan Safronov, Putin kishte gënjyer kur kishte thënë se Safronov nuk është arrestuar për periudhën sa ka punuar si gazetarë, por për periudhën sa ka qenë i punësuar në Rosatom.

Sipas aktakuzës kundër Ivan Safranov, shihet se, Safranov ishte arrestuar me 7 korrik dhe ishte akuzuar për spiunazh. Shërbimi sekret rus FSB, e akuzoi Safranovin, se në vitin 2012 gjatë kohës sa ishte gazetar i Kommersant, ishte “rekrutuar nga gazetari çek, Martin Larish, i cili punon për shërbimin inteligjent çek”. Sofranov gjatë seancës dëgjimore e konfirmon se arrestimi i tij ka të bëjë me të kaluarën si gazetar. Pjesë e aktakuzës është edhe shkrimi kritik i Sofranov, kundër atyre që miratuan shitjen aeroplanëve luftarak Su-35, Egjiptit.

Edhe deklarata e kreut të Roskosmos, Dimitry Rogozin, tregon se Putin kishte gënjyer anëtarët e Këshillit të Drejtave të Njeriut. Pas arrestimit të Sofranov, Rogozin ishte prononcuar për media duke thënë se arrestimi i Safronov, nuk ndërlidhet me punën e tij në Roskosmos, por me punën e mëhershme si gazetar i Kommersant.

Putin kur kishte folur para anëtarëve të Këshillit të Drejtave të Njeriut në lidhje me vetëvrasjen e gazetares Irina Slavina, ishte munduar që Slavinen ta paraqesë si person “të paekuilibruar” mendërisht.

Irina Slavina ishte vetëdjegur me 2 tetor, para ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në porosinë e fundit në faqen e saj të Facebookut kishte thënë, “Unë kërkoj që për vdekjen time të fajësoni Federatën Ruse.”

Irina Sllavina

Gazetara Irina Sllavina, gjatë viteve të fundit i ishte nënshtruar një presioni të lartë. Që nga marsi i vitit 2019, ajo ishte dënuar dhe hetuar pesë herë. Një ditë para vetëvrasjes, i ishte bastisur banesa, me ç’rast 12 pjesëtarë të njësive speciale ruse kishin hyrë dhunshëm në banesën e saj, duke mos i lënë kohë as të vishej.

Mënyra se si kishte folur Putin për rastin e gazetarëve, Safranov dhe Slavina, tregon më së miri për personalitetin e tij dhe sistemin që ai ka ndërtuar. Në Rusinë e Putinit të drejtat dhe liritë e njeriut iu shkelen të gjithë atyre që gjejnë forcë të dalin kundër politikave të Putinit. Qofshin ata qytetarë, gazetarë apo politikanë. Helmimi i kreut të opozitës ruse Alexei Navalny është shembulli më i njohur.

Në Rusi jo vetëm që shkelen të drejtat dhe liritë e qytetarëve, dhe vet sistemi i hetuesisë dhe drejtësisë ruse, krahasohen me kohën e komunizmit, të epokës së Bashkimit Sovjetik.