Putin konfirmon sulmet ruse mbi kryeqytetin ukrainas ku mbetën të vrarë dhe të plagosur disa civilë

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe 12 janë plagosur nga shpërthimet që goditën kryeqytetin ukrainas mëngjesin e së hënës.

Sipas raportimeve, ky numër është konfirmuar nga policia ukrainase, por mendohet se numri mund të jetë më i lartë.

Deri më sot, kryeqyteti ukrainas kishte kaluar disa muaj relativisht të qetë.

Lidhur me këtë, presidenti rus Vladimir Putin ka konfirmuar sulmet në disa vendbanime ukrainase.

Në një video-adresim, Putin thotë se raketat me rreze të gjatë kanë goditur objektet energjetike, ushtarake dhe të komunikimit.

Udhëheqësi rus pritet sot të takohet me Këshillin e Sigurisë dhe pritet që të diskutojë shpërthimin që ndodhi në fundjavë në një urë që lidh Rusinë me Krimenë – diçka për të cilën ai fajëson Ukrainën.