Lufta në Ukrainë mund të përhapet jashtë territorit të saj. Gazetarja bjelloruse Hanna Liubakova publikoi një video të lëvizjes së tankeve ruse me shkronjën “V” të cilat janë pozicionuar në kufi me Poloninë.

Ajo e konsideron këtë si një shenjë kërcënimi që presidenti rus Vladimir Putin po i dërgon NATO-s duke qenë se Polonia është vend anëtar.

Ndër të tjera, Liubakova kërkon që shteti bjellorus të japë informacione për një zhvillim të tillë.

Brest (Bjellorusi) pak kilometra larg kufirit me Poloninë një vend anëtar i NATO-s. Të gjitha pajisjet ushtarake janë me shkronjën “V”. I kërkojmë palës bjellorusie të na dërgojë informacione për trupat. Duke vendosur trupa në kufi me Poloninë, Putini po kërkon të kërcënojnë NATO-n.