Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka falemnderuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe ka theksuar se Serbia dhe Rusia janë miq të vërtetë.

Putini e ka falemnderuar atë për pritje të ngrohtë.

“I falemnderoj qytetarët e Beogradit dhe të Serbisë për pritje të ngrohtë. Jam i lumutur që kam mundësi ta vizitojë Serbinë mike dhe vëllazërore dhe të bisedojmë për atë që kemi bërë dhe për të punët në të ardhmen”, ka thënë Putin, transmeton Ballkani.info.

“Mirë se erdhët, shpresoj se këto do të ndjehni sikur në shtëpi. Dua t’ju falemnderoj për energjinë, mundin, punën, kohën, respektin dhe dashurinë që keni dhuruar për zhvillimin e raporteve serbo-ruse. Ju faleminderit për mbështetjen që i ofroni Serbisë së pavarur, respektimit të integritetit të saj”, ka thënë në anën tjetër Vuçiq. /Ballkani.info/