Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka shtrënguar organet e rendit pas protestave masive në mbështetje të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, që u arrestua pas kthimit nga Gjermani ku ishte kuruar nga helmimi. Policia ruse ka vendosur të arrestojë të gjitha ata që përkrahin opozitarin Navalny, duke i mbushur burgjet me qytetarë.
Mediat lokale ruse po raportojnë se burgjet e kryeqytetit rusë, Moska, janë stërmbushur pas arrestimit të mbi 3 mijë qytetarëve në demonstratat e fundit nga opozita. Me qelitë e burgut të Moskës që mbusheshin me shpejtësi, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, mbrojti shtypjen e protestuesve me arsyetimin si “masa policore kundër atyre që shkelin ligjin”.
Ndërkohë, miqtë dhe të afërmit e të arrestuarve udhëtuan për në Moskë, ku po mbahen të paraburgosur shumë rusë, për të dorëzuar paketat e kujdesit për të dashurit e tyre. Mbi 1 mijë rusëve iu është dhënë dënimi nga gjykatat në procedurë të shpejt, duke mos u vonuar për shuarjen e zërit kritik ndaj Putinit. Jashtë kompleksit të migracionit, ku edhe po mbahen të paraburgosurit, vizitorët e mbledhur prisnin me orë të tëra jashtë postbllokut të sigurisë mes reshjeve të borës me çanta plot me ushqime, veshje të ngrohta dhe gjëra për pastrim.
Pamjet nga qendra e paraburgimit të filmuara nga të burgosurit të cilët kanë arritur të kontrabandojnë celularë ka qarkulluara në mediat sociale dhe tregojnë të burgosurit në qelitë e mbipopulluara, të shtrirë pa dyshekë në shtretërit prej metali dhe të pajisur me një vrimë të vetme të hapur në dysheme për një tualet. Midis të arrestuarve është Sergei Smirnov, kryeredaktori i faqes së lajmeve të pavarura Mediazona.
Pasi ishte dënuar me 25 ditë paraburgim për nxitje të protestave të paligjshme pasi bëri ritwit një shakaje që përfshinte kohën dhe vendin e demonstratës së 23 janarit. Darya, një e burgosur e arrestuar me burrin e saj të martën në mbrëmje dhe të dënuar me 15 ditë para se të kalonte natën e saj të parë të dënimit në një autobus policie pa ngrohje, i përshkroi kushtet brenda qendrës së migrimit si “të tmerrshme”. “Gjithçka është e ndyrë, ajo qelbet dhe ata nuk do të na lejojnë të shkojmë jashtë qelisë sonë për ajër të pastër”, tha ajo për Moscow Times përmes aplikacion Telegrami.
Megjithëse të afërmit kanë qenë në gjendje të dorëzojnë ushqim, Darya dhe shokët e saj të qelisë, nuk ishin ushqyer nga autoritetet që nga ora 6 e mëngjesit të Mërkurën. “Kishim disa meze, por tani ushqimi ynë është zhdukur plotësisht. Dhe nuk ka ujë ”, tha ajo.







