Presidenti rus

Putin flet për herë të parë në publik për vdekjen e Navalny-t, pretendon se ishte gati ta lironte

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë në publik për vdekjen e kundërshtarit të tij Alexei Navalny. Në një konferencë për mediat Putin ka nënvizuar se vdekja e Navalnyt ishte një ngjarje e trishtueshme dhe se ishte gati ta për ta liruar me vendimin që të mos kthehej më në Rusi.

“Vdekja e Navalnyt ishte një ngjarje e trisht. Isha njohur me idenë për të liruar Alexei Navalny, disa ditë përpara liderit të opozitës. Disa kolegë më thanë një ide për ta shkëmbyer me disa njerëz që janë në burg në vendet Perëndimore. Isha dakord me idenë me të vetmin kusht që Navalny të mos kthehej më në Rusi”, ka thënë lideri rus.

Putin gjithashtu ka folur edhe për luftën në Ukrainë dhe përfshirjen e një konflikti mes Rusisë dhe NATO-s. Ai ka thënë se nëse diçka e tillë do të ndodhtë atëherë kjo do të shkaktonte Luftën e Tretë Botërore.