Fjalim

Putin e mban fjalimin e fitores pas përfundimit të zgjedhjeve: Askush nuk do ta shtypë kurrë Rusinë kur jemi të bashkuar

Vladimir Putin ka folur për herë të parë që nga mbyllja e qendrave të votimit në zgjedhjet presidenciale.

Duke u shfaqur për të konfirmuar se ka fituar presidencën, ai thotë se fitorja e tij do t’i lejojë Rusisë të bëhet më e fortë dhe më efektive.

“Askush nuk do ta shtypë kurrë Rusinë kur të jemi të bashkuar. Ne jemi një familje e bashkuar”.

Udhëheqësi rus u përshëndet me thirrjet “Putin, Putin, Putin” nga turma përpara fjalimit të tij.

Putin tha: “Dua të falënderoj rusët për mbështetjen dhe besimin. Rezultati i zgjedhjeve është besim nga rusët”.

Ai tha se fitorja e tij tregon se Rusia kishte “të drejtë” për të zgjedhur rrugën e saj aktuale.