“Puthje e përkëdhelje”! Mos vallë Shqipja është lidhur me ish-konkurrentin e “Për’Puthen”?! Ky detaj shton dyshimet

Pas përjashtimit nga “Përputhen”, Shqipe Hysenaj ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave që ka bërë për disa nga konkurrentët e tjerë që janë ende pjesë e këtij programi.

28-vjeçarja publikoi dje në llogarinë e saj në Instagram një regjistrim të autores së programit, Olsa Muhametit, e cila dëgjohej duke thënë se çdo gjë është “show” aty brenda.

Pas kësaj prove, Shqipja zbuloi se nuk do të merrej më me “Përputhen”. Por, pavarësisht kësaj, ajo deklaroi se ka shumë prova të tjera, por ka zgjedhur që ta mbyllë me kaq.

Mirëpo ajo u kthye sërish në vemendje të publikut dhe kjo pas një videoje që po qarkullon në rrjetet sociale.

Ajo dhe ish-konkurrenti Erjoni janë parë shumë të afërt së fundmi. Ka qenë Erjoni që ka publikuar një video teksa puthet e përkëdhelet me Shqipen, ç’ka nxitur thashethemet se mes tyre mund të ketë diçka. Ndoshta mes dyshes ekziston vetëm shoqëri, por kjo mbetet për t’u zbuluar.