Filmi “2 gisht mjaltë” solli Elvana Gjatën në rolin e aktores.

Elvana Gjata dhe Ermal Mamqi luajnë rolet kryesore në këtë film, madje janë edhe çift.

Meqë janë çift në film, dyshja në një skenë puthen, e kjo gjë u komentua shumë në rrjet.

Por, të gjithë ishin kureshtar të dinin se çfarë mendonte bashkëshortja e Ermalit, Amarda Toska për këtë skenë dhe se a ishte xheloze në Elvanën.

“Jo, do doja ta puthja dhe unë”, ka thënë ajo, duke mos lënë aspak vend për dyshime rreth xhelozisë.