Gordon Grlich-Rudman

Puthi ministren gjermane në Berlin, akuzohet për abuzim seksual ministri kroat

Gjatë një takimi diplomatik mes ministrave të Jashtëm të BE-së në Berlin, ka rënë në sy momenti, kur ministri i Jashtëm kroat ka puthur homologen e tij gjermane.

Në një video të publikuar, shihet se ministri kroat Gordon Grlich-Rudman 65-vjeç, së pari shtrëngon dorën me Annalena Bearbock përpara se t’i afrohet për ta puthur. Ministrja gjermane Annalena Burbock u largua menjëherë dhe e kaloi me një buzëqeshje.

Veprimi i ministrit kroat, ka ngjallur reagime të shumta brenda vendit të tij, ku përfaqësuesit e organizatave që mbrojnë të drejtat e grave e cilësuan atë si “të papërshtatshme”.

“Të puthësh me forcë një grua është dhunë, apo jo”, shkruan ish-kryeministrja e Kroacisë, Jaranka Kosor.

Ministri kroat Gordon Grlich-Rudman e pranoi që mund të ketë qenë pak e sikletshme dhe i kërkon falje kujtdo që e keqinterpretoi veprimin e tij. Sipas gazetës gjermane Blid, ministri kroat ishte me vonesë për foton dhe për këtë arsye pati pak ngathtësi për të përshëndetur ministren Annalena Burbock.