Pushteti i Vuçiqit sulmon mediat e pavarura në Serbi, deputetët opozitar protestojnë në Kuvend

Deputetët e opozitës në Kuvendin e Serbisë në seancën e sotme kanë mbështetur televizionet N1 dhe Nova S duke ngritur në këmbë letrat e zeza me mbishkrimin: “Errësirë ​​në Serbi pa media të lira”.

Në momentin kur përfaqësuesit e mediave kanë hyrë në sallë, letrat janë ngritur nga deputetët e Grupit të Bashkuar Parlamentar, Partisë Popullore, DS, dhe Klubit të Majtë të Gjelbër.

Kreu i deputetëve të Partisë Përparimtare, Milenko Jovanov, nuk pranoi të flasë, duke kërkuar nga kryesuesja Elvira Kovaç që të sigurojë kushtet për vazhdimin e seancës.

Deputeti i Dverit, Borko Pushkiq, ka shfrytëzuar momentin për të shpalosur flamurin me hartën e Kosovës dhe mbishkrimin “Jo dorëzim”, prandaj kryesuesi i ka kujtuar atij se sipas Rregullores nuk lejohet të vendosen simbole.

Kujtojmë se në vend të programeve, televizionet N1 dhe Nova S kanë transmetuar një emision televiziv me ekran të zi në të cilin është shkruar mesazhi “Errësirë ​​në Serbi, nuk ka media të lira”.

Kjo vije pas presionit të madh të pushtetit të Vuçiqit dhe mediave që i mbështetë ai dhe njerëzit rreth tij.

Për presion dhe ndërhyrje në mediat e lira në Serbi sot ka reaguar edhe Komisionit Evropian, duke kërkuar që të krijohet klime e përshtatshme për veprimtarinë e mediave të pavarura.