“Pushtetarët e uritur”, veç në një objekt qeveritar shpenzohen 273 mijë euro për ushqim, pije e ëmbëlsira

Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur një tender në vlerë të 273 mijë e 500 euro për ushqim dhe pije. Por, ky institucion ka treguar se tenderi është për shërbime hoteliere për bufenë në objektin e ish-Rilindjes, në të cilën janë të vendosura disa ministri.

Punonjësit shtetërorë të disa ministrive që janë të vendosura në objektin e ish-Rilindjes e kanë hequr hallin për ushqim dhe pije.

Ministria e Punëve të Brendshme, që drejtohet nga Xhelal Sveçla, ka hapur një tender në vlerë të 273 mijë e 500 euro për blerjen e këtyre produkteve, shkruan Demokracia.com.

“Shërbime hoteliere për byfen ne objektin e ish-Rilindjes për MD, MPb, MMPH, MAPL dhe MZHR. Kohëzgjatja e kontratës publike kornizë: në muaj 36Vlera e parashikuar e kontratës: 273,500.00Sasia apo fushëveprimi i përgjithshëm (përfshirë të gjitha pjesët dhe opsionet nëse aplikohen)”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Me këto para, sipas këtij tenderi, zyrtarët shtetërorë do të kenë rastin të provojnë edhe kokteje të ndryshme dhe verëra të kuqe e të bardhë.

Në dosjen e tenderit është treguar se me këto para do të blihen disa lloje të pijeve, kafeve, çajeve.

“Kafe –makiato e madhe . Kafe –makiato e vogël . Kafe – kapochino. Kafe –nes kafe. Kafe – ekspreso. Qumësht me çokollad (bambi). Çaj-filter (të gjitha llojet-kamomil, hibiskues, menta qaj i zi, limoni, fruta mali). Lëng frutash paketim qelqi 250 ml (pjeshke, mollë, portokall, dredhëz, ananas, vishnje, xhus etj… Pije në kënaqe 330 ml (coca cola, fanta, sprite, biter limon, tonik, shfeps, çaj i ftoftë). Ujë natyral ne paketim qelqi 0,25 litra. Ujë gazuar në paketim qelqi 0,25 litra. Ujë natyral 0,5 litra”.

Po ashtu, nuk do të mungojnë edhe ushqimet me lloje të ndryshme. Gjithashtu, pjesë e menysë janë edhe ëmbëlsirat.

“File pule 200 gr me garnitur (pomfrit, oriz dhe perime të fërgura). Supë-(viçi 300 gr). Supe-(pule 300 gr). Supe-(perime  300 gr). Sallat(shope,200 gr). Sallat (tuna, 200 gr). Omlet (me përshut, 300 gr). Omlet (me pulë, 300 gr). Omlet (me perime, 300 gr). Omlet (me suxhuk, 300 gr). Sandivich 150 gr (Pershut). Sandivich 150 gr (pule). Sandivich 150 gr (tuna). Sandivich 150 gr (suxhuk). Llokuma porcion 5 copa. Makarona shpageta (baloneze, sos, kepurdha, domatesh 300 gram. Pica te ndryshme (Përshut, tuna, shtepiake, vegjetariane, margarita 19 cm. Pica të ndryshme (Përshut, tuna, shtëpiake, vegjetariane, margarita 29 cm. Ëmbëlsira ditore. Trileqe”, thuhet në njoftim, përcjell Demokracia.com.

Zyrtarët shtetërorë do të kenë rastin të provojnë edhe kokteje të ndryshme dhe verëra të kuqe dhe të bardhë.

“Koktej me përmbajtje. Kikirika, çipsa, shkopinje të njelmt, sallam, pershut, rriska buke me pershute, sallat te patateve etj. Qipsa, shkopinj te njelmt, sallam, pershut, rriska buke me pershut, sallat te patateve, fli, mantija, qofte te skares, kepurdha te fërguara, sallat ruse, djathra te ndryshëm, veze te ziera, uje, pije freskuese te gazuara, lëngje dhe verëra te kuqe dhe të bardhë”.

Ministria e Punëve të Brendshme ka treguar edhe kriteret që duhet t’i plotësojë kompania fituese e këtij tenderi.

“Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar si në vijim c1) Kuzhinierë –minimumi- 2; c2) Ndihmës kuzhinier –minimumi 2; c3) Banakier -minimumi 2; c4) Kamarierë – minimumi 7;. Kuzhinieret duhet të jenë me 3 vite përvojë pune, ndihmës kuzhinierët dhe banakierët duhet të jenë me nga 2 vjet përvojë pune dhe kamerierët me nga 1 vit përvojë pune”, thuhet në sqarimin e dhënë.

Kompanitë kanë kohë të ofertojnë për ketë tender deri në datën 30 të këtij muaji.