Pushimet përfundojnë në tragjedi, mbyten dy persona në plazhet e Shqipërisë

Pushimet në këto javë të fundit të muajit gusht kanë përfunduar në tragjedi për dy persona në Shqipëri.

Dy burra të moshës rreth 65-70 vjeç janë mbytur këtë ditë të diele në plazhin e Spillesë.

Me gjithë përpjekjet e stafit të mjekëve, ata nuk arritën të mbijetonin.

Ende nuk dihet identiteti i viktimave.

Një grup pushuesish janë mbledhur të shqetësuar për gjendjen e të cilëve nuk arritën të mbijetonin. /TCH/