Njohësi i arsimit

Pupovci i del në mbrotje mësuesit nga Prizreni, i përmend tri veprime që duhet ndërmarrë Kosova

Njohësi i çështjeve të arsimit në vend, Dukagjin Pupovci, ka propozuar tre hapa që duhet të ndërmarrë shteti i Kosovës, para se të merret ndonjë masë ndaj mësuesit të komunitetit turk që fotografoi veten dhe nxënësit e tij me përshëndetjen ushtarake turke, që po shihet si shenjë solidarizimi me aksionin kundër kurdëve.

Ai ka thënë se “para se të merren masa ndaj mësuesit të komunitetit turk i cili paska bërë selfie me fëmijët që shihen duke përshëndetur ushtarakisht, do të ishte e udhës që Kosova t’i bëjë tri veprime.

“E para, Qeveria e Kosovës të marrë qëndrim në lidhje me aksionin ushtarak të Ankarasë ndaj kurdëve në veriun e Sirisë, i cili po zhvillohet me përkrahjen e heshtur të Administratës së Trumpit – e mbështetë apo jo?”, ka shkruar Pupovci.

Lexo edhe: Mësuesi nga Prizreni kërkon falje për fotografinë me nxënësit, nisin hetimet ndaj tij

Së dyti, sipas tij, “drejtësia e Kosovës të shpjegojë se si është e mundur që, në kundërshtim me të gjitha ligjet e vendit, t’i dorëzohen Turqisë katër pjesëtarë të supozuar të Lëvizjes Gyleniste me leje të rregullta qëndrimi në Kosovë, dhe asnjë protagonisti të kësaj ngjarje të mos i mungojë asnjë fije floku”.

“Së treti, Federata e Futbollit e Kosovës të deklarohet se çfarë mendon për gjestin e Vedat Muriqit, i cili, bashkë me futbollistët tjerë të Fehnerbahçes, u solidarizua me aksionin ushtarak në Siri”, ka thënë Popovci.

Sipas tij, nëse Kosova nuk ka kapacitet, vullnet ose guxim që t’i bëjë këto tri veprime, atëherë të mos bjerë në qafë mësuesit.

loading…