Punëtori në Fushë Kosovë punon pa asnjë masë mbrojtëse, rrezikon të bie nga kati i 8-të i objektit

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit dy punëtorë, njëri në Han të Elezit dhe tjetri në Suharekë, janë rrëzuar nga lartësia, derisa ishin duke punuar në ndërtimtare.

Puna pas një mjet mbrojtëse po ua rrezikon jetën atyre çdo ditë.

Buzë një rreziku të tillë ka qenë edhe një punëtor në Fushë Kosovës sot.

Në disa video të publikuara në rrjete sociale, shihet një punëtor i cili zgjatet për të marrë mjetet që i duhen për punë nga kati i tetë, pa asnjë pajisjes për mbrojtje.