Video

Punëtorët teknikë vazhdojnë grevën, shkollat në kryeqytet i mbulon bërlloku

Nga dita e hënë, në disa shkolla në kryeqytet, kanë nisur grevën punëtorët teknikë.

Këta punëtorë ankohen për pagesa të ulëta, punë pa kontratë dhe kërkojnë që të paguhen njëjtë si punëtorët tjerë komunal, me status të njëjtë.

E, sot, ditë e mërkurë, greva po vazhdon akoma.

Ekipi i Ballkani.info ka qenë sot përsëri në shkollën ‘Pjetër Bogdani’ në kryeqytet, për të parë gjendjen e shkollës, pasi, nuk u pastrua nga punëtorët që janë në grevë.

Pos banjove të papastruara, korridoret dhe oborri i shkollës janë të mbushura me mbeturina që shihen kudo.

Në videon më poshtë përpos pamjeve mund ta ndiqni edhe intervistën e përfaqësuesit të punëtorëve teknikë të kësaj shkolle, Fazli Idrizi, i cili do tregojë se a kanë komunikuar me ndonjë zyrtar komunal ose nga kompania që i menaxhon, në mënyrë që të kushtet e tyre të plotësohen dhe greva të vazhdojë./Ballkani.info/