Më 26 qershor 1945 u miratua Karta e Kombeve të Bashkuara, e cila hyri në fuqi më 24 tetor 1945. Kjo datë u shpall si Dita Ndërkombëtare e OKB-së.
OKB-ja është organizata më e madhe në botë e cila për qëllim ka sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale.
Më poshtë Gazeta Metro ju sjell 6 fakte për OKB-në:
1. Sekretari i përgjithshëm aktual është António Guterres.
2. Sot OKB ka 193 shtete anëtare.
3. Këshilli i Sigurimit ka pasur takimin e parë në janar 1946.
4. Është një organ i suprimuar në kuadrin e OKB-së. Ai konsiderohej si tepër efektiv në vitet ’60 – ’70 gjatë kalimit nga sistemi i kolonizimit në fitimin e pavarësisë në vendet e Afrikës dhe Azisë.
5. Gjykata ndërkombëtare e ka qendrën në Hagë dhe përbëhet nga 15 gjyqtarë që zgjidhen nga Asambleja. Si organ juridik, OKB ka detyrë të vendosë për probleme të ndjeshme.
Muajin e kaluar është raportuar se gjatë muajit tetor anëtarët e OKB-së nuk i kanë kryer obligimet e saj ndaj kësaj organizate dhe si pasojë punëtorët e OKB-së mund të mbesnin pa paga.







