Punëtorët e Telekomit të premten nisin protestat

Sindikata e Telekomit të Kosovës ka bërë të ditur se të premten do të mbajnë pritëse para objektit të Telekomit.

Ata kanë bërë të ditur se kjo thirrje për protestë ka ardhur pasi u janë bllokuar xhirollogaritë.

“Protestën do te fillojnë nga 06.11.2020 sipas hapave te paralajmëruare (e premte, protestë 1 orëshe nga 11:00-12:00) para objekteve kryesore të Telekomit në të gjitha qendrat e Kosovës. Nesë nuk merren parasysh kërkesat e FSP-PTK te cilat janë bërë të qarta me 29.10.2020 protestat dhe grevat do të vazhdojnë sipas paralajmërimeve”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu ata kanë shkruar se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, protestat dhe grevat do të vazhdojnë sipas paralajmërimeve.