Punëtorët e ATK-së e pezullojnë grevën

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës ka njoftuar se e ka pezulluar greven.

Siç njoftohet, pas ngritjës së kërkesave drejtuar Ministrisë së Financave,Punës dhe Transfereve dhe pas ripersëritjës së dërgimit të shkresës së fundit me datë 9 Qershor 2021, ku i është dhënë afat prej 30 ditësh, dhe meqë nuk është pranuar ndonjë informatë në lidhje me kërkesat e adresuara mbajti grevë nga data 14 Korrik 2021 deri me 2 Gusht 2021.

Sindikata ka njoftuar se për pezullimin e grevës është marrë vendim me votim nga Kryesia e SHSPATK-së ku shumica u dakorduan për të pezulluar grevën dhe për t’i dhënë mundësi institucioneve kompetente për realizimin e kërkesave të SHSPATK-së deri me 31 tetor 2021. Kjo pasi thonë se kanë marrë zotime që disa nga kërkesat veq janë në proces të realizimit të tyre.

SHSPATK bën me dije që nëse edhe pas këtij afati nuk do të ketë realizim apo komfirmime me shkrim për procesin dhe afatin e realizimit të këtyre kërkesave, Sindikata njofton që do të vazhdohet greva e pezulluar. Gjatë kësaj kohe të pezullimit ne si përfaqësues të SHSPATK-së jemi të gatshëm për çfardo lloj diskutimi apo marrëveshje e cila do ishte në favor të realizimit të kërkesave tona.

Kërkesat e tyre janë: Propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës; Krijimi i kushteve të punës; Kompenzimet tjera të shpenzimeve (sipas kërkesave paraprake).