Punësimi i bashkëshortes në UP, reagon sërish deputeti Uka: Kaq mjafton për ata që duan ta kuptojnë të vërtetën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka ka reaguar sërish për punësimin e bashkëshortes së tij, Yllka Syla, si asistente e jashtme në Universitetin e Prishtinës.

Në një postim në Facebook, Uka ka deklaruar se bashkëshortja e tij ishte punësuar për herë të parë si asistente në Fakultetin Filozofik katër vjet më parë.

“Viti 2018! Unë në ShBA për studime të postdoktoraturës, pa qenë deputet e larg politikës, një asistent i thjeshtë në UP. Yllka Syla zgjidhet asistente në UP për herë të parë dhe vazhdon punën si zyrtare në Komunën e Prishtinës. Asnjë shkrim në medie për 4 vjet rresht”, ka shkruar deputeti.

“Viti 2022, asgjë nuk ka ndryshuar! Vetëm se, dikujt iu ka kujtuar që unë jam deputet! Kaq mjafton për ata që duan ta kuptojnë të vërtetën”, ka shtuar ai.