Punësimet e Enver Hoxhaj në diplomaci, që nga mbesa e deri te shoferi i tij

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, duket se ka rehatuar goxha familjarë në shërbimin diplomatik të Kosovës.

Sipas asaj që ka raportuar RTV Dukagjini, Hoxhaj, i cili u zgodh u zgjodh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës më 22 shkurt të vitit 2011, ka punësuar mbesën e tij, depoistin e shoferin e tij.

“Leurata Berisha – Mbesa e Enver Hoxhajt;
Mirjeta Behluli – Sekretare e Enver Hoxhajt;
Enver Buqaj – Ish këshilltar i Enver Hoxhajt;
Lulzim Pllana – Ish këshilltar i Enver Hoxhajt;
Ilir Berisha – Shofer i Enver Hoxhajt;
Xhelal Gega – Depoist ne MPJ, i graduar nga Enver Hoxhaj”, janë personat që sipas publikimit të këtij televizioni, ka punësuar Hoxhaj.

RTV Dukagjini ka publikuar një listë me emrat e disa prej personave që punojnë në shërbimin diplomatik të Kosovës.

Në to shihet se të gjithë të punësuarit diplomatë janë familjarë të PDK-së dhe LDK-së.

Ndryshe, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka shkarkuar katër konsuj në mesin e tyre edhe Flakron Shalën, djalin e deputetit Shala.