Punë e kryer, Bayern Munich dakordohet papritmas me mbrojtësin holandez

Bayern Munich ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit holandez, Daley Blind.

Kështu ka raportuar gazetari i njohur italian Fabrizio Romano i cili e ka konsideruar të mbyllur çështjen e transferimit, shkruan Demokracia.com.

Sipas tij, Blind ka pranuar t’i bashkohet gjigantit bavarez deri në muajin qershor, pas largimit nga Ajax ditë më parë.

“FC Bayern do të nënshkruajë me Daley Blind! Lëvizja befasuese u konfirmua. Marrëveshja për mbrojtësin holandez që u nda me Ajax pak ditë më pare”, raporton Romano.


Blind më parë karrierë ka bërë edhe te Manchester United.