Pulisic mund të largohet nga Chelsea

Christian Pulisic nuk është i kënaqur me situatën e tij aktuale tek ekipi anglez dhe mund të largohet gjatë janarit

Christian Pulisic mund ta kërkojë largimin nga Chelsea nëse nuk ndryshon situata e tij në klubin anglez në muajt në vazhdim.

Futbollisti amerikan i ka nisur vetëm tri ndeshje në Premierligë këtë sezon dhe është i hapur për t’u larguar në janar.

Futbollisti ofanziv mund të largohet nëse trajneri Frank Lampard nuk i garanton atij më shumë mundësi në ekipin e parë, shkruan tabloidi britanik “The Sun”.

Pulisic nuk e ka gjetur ende golin për Chelsean në gjashtë ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet.

loading…