Pulisic i hapur për transferimin drejt Premier Leagues

Talenti i Borussia Dortmundit, Christian Pulisic e ka lënë të hapur mundësinë e transferimt në Premier League në të ardhmen, derisa ka theksuar se është i lumtur te verdhë e zinjtë.

Liverpooli, Chelsea dhe Tottenhami raportohet se janë skuadrat e interesuara për shërbimet e 20 vjeçarit amerikan, por vetë Pulisic nuk është i shqetësuar nga këto zëra.

“Siç e dini jemi duke pasur një sezon të mrekullueshëm te Dortmundi dhe po e shijoj secilin moment aty. Pastaj kur vjen koha e pushimeve dhe kam hapësirë mund të diskutojmë për të ardhmen time. Premier League është një kampionat që shumë fëmijë ëndërrojnë të luajnë, kështu që nuk ka asnjë arsye të mos më pëlqej edhe mua”, deklaroi Pulisic.

Tutje reprezentuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pati lëvdata për legjendën e Anglisë, Wayne Rooney në prag të takimit miqësor që zhvillohet sonte në “Wembley”.

“Ai është një djalosh me pasion të madh. Rooney ka pasur një karrierë të mrekullueshme dhe unë mund të marrë shumë mësime nga ai”, përfundoi Pulisic.