Publikohet zotimi i para dy vite i Vjosa Osmanit: Ditën qe nuk do të jem në LDK, nuk do të jem në politikë

Ditën që nuk do të jem në LDK nuk do të merrem fare me politikë,” – ishte zotuar haptas e qartë Vjosa Osmani.

Këtë zotim që tashmë e ka marrë era ajo e kishte bërë në fund të tetorit 2017.

“Vjosa më nuk do të merret me politikë fare, sepse, veç pak, përgjigja është kjo sepse ju po e lidhni me LDK-në – Krejt karriera jem politike lidhet me LDK-në dhe do të lidhet vetëm me LDK-në, kurrë asnjëherë me asnjë parti tjetër. Në ditën që unë nuk jam më në LDK, nuk jam më as në politikë. Kaq. Aty unë e përfundoj karrierën time politike. Pra, nëse diçka e tillë do të ndodhte unë nuk do të merresha më fare me politikë.” – thotë zonja Osmani në videon e mëposhtme që mund ta dëgjoni edhe vetë.

Osmani – që ushtron detyrën e presidentes së shtetit dhe është Kryetare e Kuvendit – tashmë ka bërë një zotim tjetër, se do të bashkëpunojë vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje, përcjell Periskopi.

Vjosa Osmani vendosi të largohej nga LDK-ja pasi u shkarkua nga pozita e nënkryetares me vota të Kryesisë së partisë që drejtohet nga Isa Mustafa.

Kujtojmë që deklarata në fjalë ishte dhënë vetëm disa muaj pas prishjes së koalicionit PDK-LDK që përbënte Qeverinë Mustafa, e ndaj të cilës kishte qenë me raste kritike Osmani.

Prej mesit të 2017-s e deri në mars të 2020-s, Osmani kishte pasur marrëdhënie të shkëlqyera me Isa Mustafën.