Publikohet video e Agron Kuçit me Arian Janovën, shfaqën dyshime për shantazhe dhe kërcënime në balotazhin e Junikut

Një aktivist i LDK-së në Junik, Arton Gaxherri, sot ka publikuar pamje të Agron Kuçit, kandidatit për kryetar të Junikut në balotazhin e 14 nëntorit, ku ai shihet me Arian Janovën.

Sipas Gaxherrit, Kuçi ka bërë fushatë duke i shantazhuar njerëzit pas mesnatës në shtëpitë e tyre.

Ai thotë se takimi i Kuçit me Janovën shfaq dyshime se do të ketë shantazhe dhe kërcënime për studentët e Junikut, pasi që Janova ma herët ishte dënuar për afera korruptive në Universitetin e Prishtinës.

Postimi i plotë:

Në raundin e parë zgjedhjeve, kryetari në ikje ka bërë fushatë të natës duke i shantazhuar njerëzit pas mesnatës në shtëpitë e tyre.

Në raundin e dytë të zgjedhje, kryetari në ikje paska filluar të bëj edhe fushatë të nëntokës duke u takuar me persona të dënuar me burgim për vepra penale të korrupsionit.

Në videon më poshtë, mund të shihni se si Agron Kuçi sot është takuar me Arian Janovën (personi me pantollona të zi dhe pallto ngjyrë hiri) i cili në vitin 2017 është dënuar me burgim për afera korruptive në Universitetin e Prishtinës (shih lajmet e bashkangjitura më poshtë). Ekzistojnë dyshime që kryetari në ikje përmes këtij takimi sot me këtë person, po tenton që të kërcënoj dhe shantazhoj studentët e Junikut, për të detyruar ata që të votojnë Agron Kuçin kundër vullnetit të tyre. Prandaj bëj thirrje që të raportoni te organet kompetente çdo tentim të kërcënimit, shantazhit ose forma tjera të cenimit të demokracisë. Ju jeni të mbrojtur nga ligji prandaj nuk ka forcë që mund të dëmtoj.

Studentët e junikut nuk frigohen dhe nuk shantazhohen. Vota është e fshehtë dhe për Junikun vendosin vetëm junikasit dhe askush tjetër nga jashtë. Prandaj ndaloni me këto fushata të natës dhe të nëntokës. Nuk fitohet Juniku me persona të dënuar me burgim dhe as me persona të tjerë nga që vijnë Prishtina, Deçani, Gjakova ose cilido vend tjetër. Juniku fitohet vetëm me junikasit.

Përveç kësaj, Juniku tanimë e ka ndarë mendjen për ndryshimin. Për shqiptarët muaji nëntor është muaj i çlirimit historikisht. Prandaj edhe 14 nëntori do të jetë festa e çlirimit të Junikut pas 12 viteve dhe kjo festë do të prihet nga Ruzhdi Shehu.