Partia Demokratike e Kosovës është larguar nga koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës.
Ballkani.info ka siguruar edhe shkresën e PDK-së për t’u larguar nga ky koalicion, i cili i është dërguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Siç bëhet e ditur në këtë shkresë, drejtorët e PDK-së në Prishtinë si dhe aksionarët në ndërmarrjet publike sot do të dorëzojnë dorëheqjet e tyre.
Kryetari i PDK-së në Prishtinë Uran Ismaili, njoftoi për këtë vendim pak minuta pasi që në Kuvendin Komunal është votuar për anulimin e vendimit për këmbim të pronave.
Ai ka thënë se për dy vjet shërbim, ekipi i PDK-së solli një dinamikë të re në kryeqytet dhe ka bërë punë të jashtëzakonshme në secilin dikaster./Ballkani.info/








