The Comeback Trail

Publikohet ‘traileri’ i filmit në të cilin Blerim Destani luan krah Robert De Niros dhe Morgan Freeman

“The Comeback Trail” është një film i ardhshëm i zhanrit komedi/krim, me skenar dhe regji nga George Gallo. Është një version i ri i filmit me të njëjtin emër të vitit 1982 nga Harry Hurwitz.

Në të interpretojnë emrat e njohur: Robert De Niro, Tommy Lee Jones, Morgan Freeman, Zach Braff, Emile Hirsch dhe Eddie Griffin.

Pjesë e kastit të këtij filmi është aktori i njohur shqiptar, Blerim Destani, i cili do të luajë rolin e një djali të quajtur Boris.

Filmi është planifikuar të publikohet më datë 13 nëntor, 2020, nga ‘Cloudburst Entertainment’.

Shpërndaje