Simpatizuesit e LDK-së vazhojnë kritika ndaj Vjosa Osmanit, ja çfarë video i publikojnë tani

Ish-nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, brenda pak ditëve pritet ta zyrtarizojë iniciativën e saj ku edhe përfundimisht do t’i ndajë rrugët me partinë që bëri emër, LDK-në.

Osmani ditën e djeshme ka publikuar edhe sloganin për zgjedhje, e që është “Guxo”.

Osmani që aktualisht mban pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes, ka nisur tashmë “gjahun” për ta dobësuar LDK-në, dhe deri tani ka prezantuar disa “transferime” nga Malisheva e Gjilani, zyrtarë që më parë kanë qenë në LDK por i janë bashkuar rrugëtimit të Osmanit.

Pasi javën e kaluar u publikua një video ku Vjosa Osmani vite më parë kishte dhënë një deklaratë të forte, se nëse nuk është në LDK, ajo do të largohet përfundimisht nga partia, tashmë në rrjetet sociale po qarkullon një tjetër video ku kjo e fundit nuk e ka mbajtur edhe një tjetër premtim dhënë qytetarëve.

Faqja me emrin “Dr.Ibrahim Rugova – Na Mungon”, ka publikuar pamje nga fushata për zgjedhjet e 6 tetorit, e ku Osmani shihet duke thënë se nuk do të lejojë përçarje në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Ka parime, i mbanë fjalët dhe premtimet. Dëgjoni premtimin publike që i kishte bërë ish deputetit të ndjerë Agim Kikës”, shkruan kjo faqe në Facebook.

Në këtë video, Osmani deklaron se, “Cili ishte premtimi që ia dhashë Agim Kikës; që nuk do ta lejojmë askënd ta përçajë familjen tonë, Lidhjen tonë Demokratike”.