Publikohet një foto e Strellës dhe vëllaut të Butës pranë një varri, sot njëri i vrarë, tjetri po dyshohet si vrasës

Në mëngjesin e së shtunës ndodhi ngjarja tragjike në Ferizaj.

Vëllau i reperit Buta, la të vdekur ish mikun e artistit, Gazmend Hysenin, të njohur si Strella.

Arsyet që shtynë deri tek vrasja dyshohet se erdhi si pasojë e djegies së veturës së Butës nga Strella e cila kishte vlerën e mbi 70 mijë euro.

Por, Strella nuk ishte vetëm miku i Butës, por edhe i vëllaut të reperit.

Një foto është duke qarkulluar në rrjete sociale, e cila është realizuar kohë më parë.

Në foto shihen viktima, Gazmendi dhe i dyshuari për vrasjen, Qëndrimi pranë një varri.