Treviso

Publikohet fotografia e kosovarit që dyshohet ta ketën vrarë një 26-vjeçare italine

Një kosovar me iniciale B.F dyshohet se ka kryer një krim makabër , duke e vrarë një shtetase të këtij vendi në Treviso.

Tashmë është publikuar edhe fotografia e të dyshuarit për këtë krim, të cilin raportohet se e ndjera 26-vjeçare e kishte denoncuar në Polici për ndjekje ndaj saj.

Voxnews” ka publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe bëhet fjalë për Bujar Fandaj nga Kosova, sipas këtij mediumi.

Detaje rreth rastit ka dhënë edhe mediumi italian “ Corriere Della Sera ”, duke treguar se se mbi trupin e gruas shtetase italiane është goditur shtatë herë me thikë në gjoks.

Emri i viktimës është Vanessa Ballan dhe po priste fëmijën e saj të dytë.

Vrasja ka ndodhur në hyrje të shtëpisë së viktimës, teksa raportohet se viktima më parë e kishte denoncuar sulmuesin për ndjekje.

Raporti shpjegon se viktima ishte rrahur brutalisht, përfshirë edhe lëndime në duar që dëshmojnë përpjekjen e saj për t’u vetëmbrojtur.

Pas aktit, policia italiane ishte vënë në kërkim të të dyshuarit, duke ia dalur me sukses që ta kapte atë.

BONUS VIDEO: Zhvatja, tortura dhe nënçmimi i kosovarëve me viza po merr fund përgjithmonë