Publikohet fotografia e bisedimeve që përfundoi me marrëveshje mes Kurtit e Osmanit… iu rrëzua shishja!

Shefi i kabinetit të Vjosa Osmanit, Faton Peci, ka publikuar një fotografi pak para se ta zyrtarizojnë marrëveshjen Kurti e Osmani, për të garuar në një listë të përbashkët zgjedhore.

“14 Shkurti- Rikthimi i shpresës”, ka shkruar Peci krahas fotografisë.

Ndryshe, Vjosa Osmani e Albin Kurti do të garojnë në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Marrëveshja është bashkim rreth një kauze që ka synim një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë”, ka thënë Osmani ndër të tjera.