Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 52 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, duke e çuar në 2,047 numrin total të të infektuarve.

Në spitalin infektiv aktualisht janë të shtruar 81 pacientë. 11 prej tyre ndodhen në terapi intensive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 328 testime .

Prej 52 rasteve të reja, 22 janë në Tiranë, 9 në Vlorë, 7 në Krujë, 5 në Kurbin, 2 në Fier dhe nga 1 rast në Kamëz, Kavajë, Lezhë, Pukë, Rrogozhinë Delvinë dhe Tepelenë.

Raste aktive janë aktualisht 807, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 36 qytetarë, duke e çuar në 1195 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.