Publikohet bilanci i fundit me koronavirus në Shqipëri, shënon rritje

Ashtu si dje, edhe sot Shqipëria ka regjistruar 18 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar në 916 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Virusi ka shënuar sërish përhapje në Durrës, Tiranë, Berat dhe Krujë.

“Në Durrës janë identifikuar shtatë raste në një fasoneri, kontakte të një rasti pozitiv. Janë pesë raste të reja në Berat, katër raste në Tiranë dhe dy në Krujë, të gjitha kontakte”, ka njoftuar Silva Bino, përgjegjëse e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik.

Në gjithë Republikën e Shqipërisë janë testuar mbi 12 mijë e persona