Publikohet analiza për energji në Kosovë, flitet edhe për qymyrin

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), e ka publikuar analizën për energji të titulluar “Indeksi i Tranzicionit të Energjisë në Kosovë”.

Sipas këtij Instituti, kalimi nga thëngjilli në burime të ripërtëritshme është fazë e cila Kosovën duhet ta gjejë të përgaditur dhe me objektiva të qarta.

Heqja e graduale qymyrit nga përdorimi sipas Institutit ka ndikim të madh në shoqërinë kosovare.

“Kalimi nga thëngjilli në burime të ripërtëritshme është fazë e cila Kosovën duhet ta gjejë të përgaditur dhe me objektiva të qarta. Për më tepër, heqja graduale e qymyrit, shpërndarja në shkallë të gjerë e burimeve të ripërtëritshme për energji, vendosja e standardeve të efikasitetit të energjisë nëpër zinxhirët e furnizimit me energji ose hapja e derës për instalimet diellore PV në çati, kanë një ndikim për shoqërinë në tërësi”, kanë thënë nga ky Institut.

INDEP thotë se Kosova duhet të zhvilloj një proces tranzitor duke mos “lënë askënd prapa, dhe duke siguruar sigurinë energjetike për vendin”.

Analiza në fjalë së bashku me rekomandimet konkrete të integruara në të mund t’i gjeni duke lexuar të plotë analizën në këtë vegëz.