Publikohet albumi me bashkëpunime i Ed Sheeran, me Justin Bieber, Eminem, 50 Cent, Bruno Mars, Cardi B

Ed Sheeran ka publikuar sot albumin e tij të gjashtë.

Ky album i veçantë i këngëtarit shumë të suksesshëm nga Anglia ka titullin ‘No.6 Collaborations Project‘ dhe është një projekt që i ka të gjitha këngët bashkëpunime.

Gjatë muajit të fundit Sheeran ka sjellë vazhdimisht këngë nga ky album, të cilët i ka realizuar edhe me videoklipe, shkruan Gazeta Express.

Në albumin me bashkëpunime mund të shohim shumë emra të mëdhenj të muzikës botërore.

Ed Sheeran ka bërë bashkë Eminem e 50 Cent, Camila Cabello e Cardi B, Bruno Mars e Chris Stapleton.

Ai gjithashtu ka bërë këngë me bashkëpunëtorin e kahmotshëm në shkrimin e hiteve, Justin Bieber.

Gjitashtu, Sheeran vjen në këngë të veçanta bashkë me Travis Scott, Chance the Rapper, Stormzy, Meek Mill, Skrillex e Khalid.

Të gjtha këngët e albumit më të ri të Ed Seeran janë të publikuara me tekst në Youtube.