Publikohen pamje të reja që tregojnë se rusët po granatojnë vendbanimet me civilë

Forcat ushtarake ruse kanë shkatërruar shtëpitë e civilëve në Borodyanka. Banorë të këtij vendi kanë publikuar video ku tregohet shkatërrimi i qytetit në rajonin e Kievit, në Ukrainë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale dëgjohen civilët duke treguar gjendjen aktuale atje, raporton BBC.

“Nuk ka ushtarë këtu, vetëm qytetarë të zakonshëm të Borodyanka, pleq e fëmijë. Njerëzit po fshihen në bodrume. Ju duhet ta shihi se çka po ndodh këtu”.

Sipas dëshmitarëve tre deri katër bomba u hodhën aty nga aeroplani.