Publikohen fotografitë e personave që u vranë nga terroristi, ka edhe fëmijë!

Gazeta e njohur “Daily Mail” ka publikuar disa fotografi të personave që u vranë mizorisht nga terroristi, Branton Tarrant, në Chrischurch të Zelandës së Re.

Përpos të rriturve, në mesin e tyre ka edhe disa fëmijë, të cilët kishin shkuar për ta falur namazin e xhumasë.

Më poshtë, ua sjellim disa fotografi:

Haji Daoud Nabi -71 vjeç, inxhinier – U transferua në Zelandën e Re nga Afganistani në vitin 1977 dhe krijoi një jetë të re si një nga ‘myslimanët e parë në Zelandën e Re’

Mucad Ibrahim – U pa për herë të fundit në xhaminë Deans Avenue me babain e tij dhe vëllain Abdi

Lilik Abdul Hamid

Naeem Rashid nga Abbottabad i Pakistanit

Farhej Ahsan – India

Gruaja u fotografua duke mbajtur fotot e burrit të saj të zhdukur në telefonin e saj celular.
Ai nuk është parë që nga sulmi

Shoqata Pakistani në Zelandën e Re (PANZ) konfirmoi se 34 vjeçari Syed Jahadad Ali po ashtu mungonte pas sulmit

Syed Jahandad Ali

Nxënësi i shkollës së mesme Cashmere Sayyad Milne, 14 vjeç, i cili ishte në namazin e së premtes kur filloi të shtënat, besohet të jetë i vdekur

Abdul Qayyum – një mik i ngushtë i Ashraf Aliut, i cili është konfirmuar i vdekur, tha se gjithmonë do të kujtohet qeshja e tij e ‘qetë’

Ashraf Ali – një imam i respektuar në xhaminë Masjid Al Noor që ishte fillimisht nga Fixhi, gjithashtu mendohet të jetë ndër të vdekurit

Omar tha se babai i tij ishte një nga muslimanët e parë në Zelandën e Re, duke hapur xhaminë e Tuam Street në Christchurch