Publikohen foto të papara deri më tash të takimit në katër sy të Haradinajt me Merkelin dhe Macronin

Ish ministri i Drejtësisë, Selim Selimi i ka publikuar dy fotografi të papara deri më tash ku ish kryeministri Ramush Haradinaj shihet duke folur në katër me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez, Emanuel Macron.

Fotografitë janë bërë në prill të vitit 2019 gjatë Samitit të Berlinit, samit ky që është përfolur shumë për përplasjet ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe Haradinajt, shkruan Ballkani.info.

Sot kryeministri Rama përmes një postimi në facebook ka shpalosur disa detaje nga kjo përplasje.

Rama në këtë positm ndonëse nuk përmendi Haradinajn me emër, por iu referua si ‘lider kosovar’, Rama tha se ai në prezencë të Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit frances Emmanuel Macron, tha se “mu nuk më han luli për kta”.

Më pas, vetë Selimi e ka publikuar edhe një “bisedë” të rëndë të Haradinajt me Ramën në prani të Merkelit dhe Macronit.

“Një bisedë në hollin e pritjes në Bundeskanzleramt (Zyren e Kancelares) ku isha prezent: Lideri X: Po hiqe at dreq takse. Është koha të rregulloni marrëdhëniet me Serbi. Lideri Y: Nuk asht veç pun’ takse. Para dy ditëve kesh në Mejë e ju kom borxh qatyne të rënëve me ju mbrojt gjakun e dinjitetin. Lideri X: Ka përfunduar ajo kohë duhet të heqësh taksën e të arrish marrëveshje: Lideri Y: Ti kqyri punt e tua se as lu*i sme han për ty”, ka shkruar Selimi. /Ballkani.info/