Publikohen edhe videot nga fillimi i takimit Kurti-Vuçiq, nuk mungojnë shikimet në sy dhe buzëqeshjet

Tashmë në faqen zyrtare të Këshillit Evropian janë publikuar edhe videot nga fillimi i takimit me kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, derisa pjesëmarrës janë edhe kryenegociatorët, Besnik Bislimi e Petar Petkoviq.

Kryeministri Kurti është dukur mjaft i buzëqeshur në fillim të takimit, derisa një pamje mjaft të ngrysur e kishte presidenti serb. Pati edhe momente të shikimit në sy nga dy liderët.

Ndërkohë, para pak minutash u raportua se Kosova dhe Serbia kanë miratuar Deklaratën për të Zhdukurit në luftë.