Publikimi i fotografisë së rrejshme nga Brovina, reagon edhe ambasadorja Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas raportimeve në media se është e rreme fotografia e publikuar nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, e cila, sipas saj, shfaqte rastin e përdhunimit të një kosovareje nga ushtarët serbë gjatë luftës.

“Legjenda e Rozafës….rrënojmë çdo ditë”, është shprehur shkurt Çitaku, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, në internet.