Psikiatri forenzik, Shpend Haxhibeqiri gjatë dëshmisë së tij para gjykatës, ka thënë se duke u bazuar në ekzaminimin psikiatrik, analizën e shkresave të lëndës, deklaratave të dhëna në Polici dhe përshkrimit të dinamikës së rastit, nuk është vërtetuar ndonjë çrregullim apo problem i shëndetit mendor te Naim Murseli, i akuzuar si organizator i vrasjes së Liridona Ademajt.
“Këtu jemi referuar se çrregullimi afatgjatë, prej fëmijërisë e deri tani, nuk është shfaqur asnjë element i ndonjë çrregullimi dhe nuk na është ofruar asnjë dokument që e vërteton këtë crregullim apo këtë problem të shëndetit mendor.”, tha ai para gjykatës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Haxhibeqiri tha ekzaminimi piskiatrik nuk kryhet vetëm me shkresat e lëndës, por edhe me bashkëbisedim, përcjellje, vrojtim të sjelljeve, të folurit, të shprehurit.
“Të gjitha këto merren për bazë me rastin e përpilimit të ekspertizës. Ne në pikën tre, në rreshtie të fundit e kemi spieguar se kjo është bauzar edhe në sjelljen e tij para, pas dhe gjatë veprës për të cilën akuzohet nga ana e prokurorisë.”, u shpreh ai.







