PSG vendos rekord të ri për fitoret rresht në top 5 kampionatet europiane

Paris Saint Germain është skuadra e parë në top 5 kampionatet europiane që e fillon sezonin me 12 fitore rradhazi.

Fitorja e mbrëmshme 2-1 kundër Lille ishte vendimtare në kalimin e rekordit të vendosur nga Tottenhami në sezonin 1960-61, me londinezët që kishin arritur 11 fitore të një pas njëshme.

Sezoni spektakolar i parisienëve konfrimohet me diferencat që kanë me skuadrat tjera në Ligue 1, teksa ekipi i parë përcjellës Lille ka 11 pikë më pak se kampionët në fuqi të Francës. PSG deri në këtë pikë të sezonit ka shënuar 41 gola ndërsa ka pësuar vetëm 7 në elitën e futbollit francez.

Humbja e vetme e kryeqytetasve këtë sezon ka ardhur në Champions League, teksa u mposhtën nga Liverpooli në “Anfield Road” në xhiron hapëse të fazës së grupeve.